>>lajmet e fundit te kengetareve shqip<<

Blero këtë herë synon më lart. Veç evenimenteve si Top Fest këtë rradhë ai ka menduar të konkurrojë në festivalin e fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar. Sapo ka përfunduar këngët e cila sipas disa burimeve do të vijë më të vërtetë mirë në veshin e publikut.
Sipas të dhënave në internet Blero është shprehur se për këtë pjesëmarrje të tij në festivalin shqiptar po kujdeset edhe kompania që menaxhon këngëtarin në Suedi e cila gjithashtu do të promovojë këngën në këtë vend.
Nuk dihet ende performanca që ka zgjedhur Blero për të qenë pjesëmarrës në këtë garë, ku siç dihet këndojnë profesionistët e vërtetë të këngës, të cilët i qëndrojnë besnikë skenës së vetme që ofron Eurovisionin.


Një lajm i keq për të gjitha vajzat: As mos shpresoni që bukuroshi nga Maqedonia, Shpat Kasapi, do t'ua hedhë sytë tash e tutje. Pse? Po sepse jo vetëm që lidhja e tij e shumëpërfolur me Afërdita Dresajn, shoqëruesja e parë e "Miss Shqipëria 2007", është e vërtetë, por dashuria e tyre pritet të kurorëzohet së shpejti.
Shpati dhe Afërdita së shpejti do ta bëjnë zyrtare lidhjen e tyre duke e kurorëzuar me fejesë, njofton gazeta tiranase “Koha Jonë”. Nuk dihet ende nëse kanë menduar të organizojnë ndonjë ceremoni madhështore ose jo, por një gjë, sipas kësaj gazete, është e sigurt: “Shpati nuk është më i lirë”.



power by: arsim kadrijaj
Ora
 
ju jeni vizitori i
 
PareTenerT
 
www.nita-cimii.piczo.com
wWw.KnaQnu.De.TL
www.arsiim.TK
www.new-alb.tk
edhe webi juaj mund
te jet ketu kontakto
arsim-alboss@hotmail.com
kerko foto postriebe
 
ALBUMI POSTRIBE- http://www.postribe.com/album
 

 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden