>>barcoleta<<

Dy shoke kompjuterista marin rrugen per ne Shkup dhe rruges u prishet vetura, mundohen ta nisin po asesi dhe njeri i thot tjetrit "ej ndale motorin dalim jashte dhe e ristartojme perseri e hijme brenda"

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
E ka pas njoni shpin te vorret edhe u tut shum me kalu ka vorret edhe nihere ka prit derisa vjen dikush e qon ne shpi ...
vjen ni plak edhe ja bon ky djali a bon bre me me percjell deri ne shpi se po tutna po more ja bon plaku...
kur shkon ne shtepi ky djali ja bon flm shum ...ky
plaku ja bon ska perser se edhe une jom tut kur jom kan gjall...
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--                           KULLERI

Shkon nje Kuller ne nje fshat dhe i afrohet nje lope ,kur ajo ja hini shkelum, kulleri s'largohet po veq kqyr. Pastaj vie nje fshatar edhe po i thot largohu se ta hin apet.
Kulleri i pergjigjet ,, po veq s'ka te drejt a ''
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Operatoret
E dini se, pse operatoret para qdo operacioni vendojne maska? Pergjegjja: Sepse nuk duan qe dikush t'i njohe nese rastesisht OPERACIONI deshton
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Njehere nje plak i cili i kishte valigjet e renda ne dore dhe kishte per te udhetuar, shkon dhe e pyet nje Taksist se sa do te kushtonte per ta derguar ate deri ne vendin e caktuar!
-Taksisti i thot "10 euro"!
-Plaku thot "po valigjet"?
-Taksisti thot "valigjet jan pa pagese"
-Plaku ja kthen "mire, meri ti valigjet se une vi kembe"
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
          Rugova

Shkojn kshilltaret e Rugoves me e zgju prej gjumit
Rugoven per me ja kumtu lajmin se eshte vrar Hashimi. I
thon 'zgjohu se u vra Hashimi' e Rugova pergjigjet 'Auu e
paska vra Thaqi' Pergjumshem

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Ni lyps lypke ne udhe e kish ul kryt te posht e thoshte: Oh Zot qomi 10 euro,edhe veq qishtu kish pas than.Asajde kapercejn nja dy postjera e kur e shohin ashtu,njani thot pe ja lam 10 euro tjetri tha hajt se 5 i ka boll.E ja lan 5.Aj lypsi kur i qel syt i she 5 euro kshyr kur i she ata te postes tu shku tanej e thot"O Zot ma mos um qo pare permes postes se kta gjysen po mi nalin".

hahahahaha !!! valla bash qashtu !

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Kish qen nje femer nga katundi edhe martohet me nje djal nga qyteti i cili jetonte ne Zvicer dhe kur vjen aj djali nga zvicra vjen me nje kerr te vitit 2004 MERCEDE-BENZ 250D edhe kur e hyp at femren ne kerr e vet a po don me ta lshu klimen ajo i ka thon se jo vallahi veq mahmut feratin e ngoj.

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Nusja

ish kon ni nuse edhe martohet ne fshat, kur i bon nja 5 muj burri i vet shkon ne qytet me punu si polic edhe kur shkon aj mbetet veq nusja me vjerrin ne shpi kur qohet nusja e pyt vjerrin ku asht fshisa? vjerri i pergjigjet se nuk e di,edhe ajo ja keput mustaqet edhe e fshin dhomen me to te nesermen epyt se ku asht troleksi aj prap nuk e din edhe ajo ja nuk kapelen me gjith flok .. edhe vjen dita e bajramit edhe nusja ja nis me qit nje embelsir kur vjerri ik edhe shkon ne nje lis vjen djali edhe e pyt baben qka karin ki hyp atje nalt e baba i pergjigjet se nusja asht tu e qit ni embelsir e po tutna mos nuk po i dalin vo edhe po mi nuk.

hahahahahahhahahahhahaha, oh zot ckas ka bre !!!

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Bileta e autobusit

Njoni shkon per te bler nje bilet, por ai i porosit dy bileta.
Pse dy e pyet? Ai qe punon aty-
Por nese me humb njera e kam tjetren ja kthen ky!
Nese te humbin qe te dyjat qka do te besh?
Nuk ka problem e kam karten mujore!!
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
KALI ME BEHANE

Njani e qet kalin ne treg, afrohet nje njeri dhe duke e lemuar kalin nga vythet kali e shqelmon. Pastaj ky i drejtohet te zotit te kalit pse nuk tregove qe kali ka behane? I zoti i kalit ja kthen oh se kam per ta shitur por vetem te ju tregoj se qka jam ka hjeku me ta. Një njeri e kishte dërguar televizorin te mjeshtri për ta riparuar. Mjeshtri e pyet:
-Ç'ka ka televizori?
-S'di për nder, isha duke e kruar veshin me gjilpërë, kur, papritmas iu ndal zëri televizorit!
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Femra e re erdhi te falltari. Ai i kërkoi 20 dollarë dhe tha se do t'i
përgjigjet vetëm në dy pyetje për atë shumë të hollash.
Zonjusha e re pas mëdyshjes, megjithatë pagoi paratë dhe e pyeti:
-"A nuk është tepër shtrenjtë për vetëm dy pyetje?"
-"Po, tepër shtrenjtë është" -iu përgjigj falltari, "e cila ishte pyetja e dytë?".
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- Femra e përsosur
Njeriu mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeçar, dikush e pyeti:
-"Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur."
Plaku u pikëlluar shumë dhe tha: -"Njëherë ishaafër një femre të tillë".
Tjetri vazhdoi: -"Po ç'ndodhi? Pse nuk u martove me të?"
Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -"Ç'të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur."
Shpëtimtarja
Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante...
-E martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset...
-E mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij...
-E enjte, kapiteni i anijes kërkon që ta kaloj natën me mua....
-E premte, Kapiteni i anijes m'u kërcënua se nëse nuk pranoj të flej me të do ta fundos anijen me gjithë 387 pasangjerët....
-E shtunë, i shpëtova 387 pasangjerët nga anija jonë!!! Burri ideal nuk pinë, nuk rrenë, nuk "njek" dhe nuk egziston!     Krejt po e këqyrin bothen e vet, unë temën nuk po muj me e pa Po qvar "momenti" historik, po këtu kaluan deceniet. Te na, nuk oshtë e ndotur rrethina ku jetojmë - po qendra. Prej femrave nuk duhet me lyp shumë. Duhet me lyp shpesh Pse po hani mut, kur bureki 50 cent? Pse mi pagu përkthyst? Krejt qeveritarët kanë mësu me thonë yes. Hajnat dhe kirurgët i bajnë dorëzat, mos me i lanë shenjat.

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- Ç´ËSHTË POLITIKA?

Djali: Babi, më duhet të bëj një hartim për shkollën. A mund të të pyes diçka?

I ati: Po si jo, biri im, çfarë don të pyesësh?

Djali: Ç´është politika?

I ati: Hmm, le të marrim shtëpinë tonë si shembull. Unë jam ai që merr rrogë kështu që le të   quhem -Qeveria. Mamaja jote është ajo që merret me levrimin e parave, kështu ate e quajmë         -Parlamenti. Ne kujdesemi për ty dhe interesat e tua, kështuqë ne të quajmë ty -Populli. Pastaj sherbetoren e quajmë   si Klasa Punëtore dhe vellain tënd të sapolindur, si e Ardhmja.
A e kuptove?

Djali: Jo tamam, por..., dhe në atë moment zingëroi telefoni dhe babi e mori dëgjojsën...         skjarimet më të hollësishme sikur mbetën për herën tjetër.

Atë natë u zgjua djali pasi që vëllai i vogël qante, dhe shkoi për të shikuar se çfarë kishte që nuk shkonte. Ai vuri re që vëllai i kishte mbushur breket, kështu që shkoi tek dhoma e prindërve ku gjeti te ëmen në një gjumë të thellë. Atëherë djali shkoi tek dhoma e sherbëtores ku pa nëpermjet vrimës së çelësit t´jatin në krevat me sherbëtorën. Asnjëri nga përsonat në krevat nuk dëgjoi trokitjet e kujdesshme të djalit, kështu që djali u kthye tek dhoma e tij dhe u zhyt në shtrat.

Mëngjesin që pasoi:

Djali: Babi, më duket se e kam kuptuar tani se çfare është politika.

I ati: Sa mirë biri im, ma shpjego mua tani me fjalët e tua.

Djali: Mirë, ndërsa Qeveria i hypën Klasës Punëtore, Parlamenti fle në gjum të ëmbël.
        Popullit nuk i vihet veshi fare ndërsa e Ardhmja është plot e përplot me m...   kundërmim. Askushi dhe dikushi
Vetëm ata që në jetën e tyre ishin kurrkushi, në politikë bëhen dikushi
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Shqiptarët në politikë:
        Shqiptarët në politikë   janë; si ylberi pas shiut. Shpejt ndërrojnë, spektrin e ngjyrave!

Partneri-ja :
Partneri-ja është si hija, kur e ndjekë të ikën, kur i ikën të ndjekë.

Liria
Liria nuk është e drejta për lëvizje të lirë, por e drejta që të flesh i qetë.   (Lakonike Përralla
Enver Hoxha, ftoi njëherë një plak që t´i tregonte ndonjë tregim të vjetër nga jeta e tij. Ai e mori plakun tek kopshti me lule.
- Shumë të bukur e paske bërë kopshtin me lule - i tha plaku
- Unë kopsht të tillë me lule kam bërë tërë Shqipërinë, - ia preu Enveri duke gjetur rastin për të bërë pak propagandë.
- A jam i ftuar të të tregoj përralla unë ty, apo ti të më tregosh përralla mua ? - e pyeti plaku
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Pas dështimit të komunizmit në Shqipëri, shumë veta morën botën në sy dhe një vajzë që kalon Adriatikun dhe shkelë në Itali, i lajmërohet Familjes: Alo, Babi o Babi, unë mbërrita në Pescara dhe jamë mirë tani.   Mirë, mirë bija babit edhe në njëqind k... në mbërrishë mos u kthe më prapa. Jo or Babi...   Alo, të kuptoi unë bija ime.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Zonja Shpati do te blejë një papagall. Shkon në dyqanin e shpezëve dhe shef në kafaz dy papagajt e fundit.
Zonja Shpati   i drejtohet shitësit dhe i thotë:
Dua këtë papagallin këtu
Shitësi:- Nuk mund të jap vetëm njërin..
Dhe pse thotë zonja Shpati …
Sepse njëri flet vetëm anglisht e tjetri është përkthyes… S'PRISH PUNË
Në nje krahinë paksa larg qytetit, nje zonje shkon te fqinja e saj dhe i thote:
-Erdha t'ju kerkoj te falur se, nje nga pulat e mia ju shkaterroi lulet.
-Une ju kerkoj ndjese se qeni im hëngri pulen tuaj.
-O, s'prish pune! Qenin tuaj e shtypa pak me pare me makinen time. ËNDRRA
I thote i biri babait:
Pashe në ëndërr sikur ti baba më dhe 500 Euro.
Mbaji biri im dhe ble çfare të duash.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Një nxënës i sapoardhur ne klasën e re pyet mësuesen : “Mesuese a dënohet dikush për diçka që nuk e ka bërë? –“Jo asnjëherë” përgjigjet mësuesja. – Atëherë se besoj se do të më dënoni për detyrat që nuk i kam bërë.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Një shkencëtar Shqiptar po studionte një plesht. “Hidhu” i thote pleshtit, pleshti hidhet, “hidhu” pleshti hidhet. Më pas i këput krahët. “Hidhu” i thotë pleshtit, pleshti hidhet. Raport1: Pleshti me krahë të këputur u hodh. Më pas i pret këmbët. “Hidhu” i thotë, pleshti hiç, “hidhu” edhe një herë, pleshti hiç. Shkencëtari shkruan: Raporti2: Pleshtit kur pret i këmbët, nuk dëgjon nga veshët.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- Një shkencëtar Shqiptar   merr pjesë në një konferencë rreth kërkimeve arkeologjike. Filluan të mburren Amerikanët:   - në vendin tonë gërmuam 25 metra nën dhe dhe gjetëm kabllo telefoni. Dmth të parët tanë kanë përdorur telefona. I vjen rradha Shqiptarit: - Ne në vendin tonë gërmuam 50 m sgjetëm gjë, gërmuam edhe 50 m të tjerë prapë sgjetëm gjë ... dmth. të parët tanë kanë përdorur celular.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Beqoja nje ditë gjen një thesar dhe gërmon nje vend për ta fshehur. Më vonë për të gjetur vendin ku e ka fshehur shkruna aty: ”Beaua nuk ka fshef thesar këtu.” Kalojnë ditët dhe Bequa kthehet për të marrë thesarin, shkon tek vendi ku e ka fshehur, e sheh shenjën që ka lëne por sheh të shkruar sipër : “ Këtë thesar se ka vjedhur Zequa.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Një hajdut shkon në Pazar për të shitur rrobat që kishte vjedhur, por një hajdut tjetër ia vjedh. Në darkë e shoqja e cila e sheh të mërzitur e pyet: “Sfitove gjë?” – Hajduti duke qeshur: “-Kësaj here i shita me çmimin që i mora.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Ishte ndeshje e madhe, vetëm se pjesa e parë mbaroi keq. Sulmuesi i qendrës i shkoi huq të gjitha pasat. Përveç kësaj hëngrën edhe tre gola. Në pushim ne dhomat e veshjes sulmuesi qëndror sla llaf pa thënë për albitrin: “ Albitër i shitur, padrejtësi...” Sa të gjej rastin do ti fus nje shkelm b... Trajneri duke i rënë supeve..: “Kam frikë se do të të shkoj huq edhe ajo...”
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Disa fëmijë po mburreshin se i kanë baballarët të shpejtë: Njëri thotë: - Babi im pasi hedh shigjetën vrapon dhe e kap e kap pa arritur   në shënjestër. I dyti: - Babi im gjuan me pistoletë dhe e kap plumbin pa arritur shënjestrën... I treti: Se mos është ndonjë gjë kjo. Babi im është mësues, megjithëse puna i mbaron në orën 4 vjen në shtëpi që në 1.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Beni kthehet nga shkolla me hundën të gjakosur, e jëma fillon të bërtasë...Bobo..ctë ndodhi, ndonjë aksident? – Jo ..e ka fajin magjistari.   – Cili magjistar   - Erdhi ne shkollë për shfaqja. Më mori në skenë dhe me nxorri 100 lekshe nga hundët. – A maskarai...   – Jo jo në fakt ai nuk bëri gjë, fajin e kanë shokët e klasës..pasi iku magjistari filluan të kërkojnëe a ka para të tjera ne hundë...
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Beni para se të shkojë në shkollë i thotë të jëmës se i dhemb barku. E jëma: "Nuk ke ngrënë bukën, e ke barkun bosh ndaj të dhemb, po të ishte plot nuk do të të dhembte. Në shkollë mësuesi mxënësve "Fëmijë më dhemb koka, mos bëni zhurmë ju lutem." Beni ngrihet në këmbë "Mësues, e keni kokën bosh prandaj, po të ishte plot nuk do të të dhimbte"

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Rrapushi me Ramushin ishin zjarrefikes. Ne nje ndertese te larte kishte rene zjarr, Shkallet ishin te prishura si ndodh gjithmone   ne Shqiperi. Rrapua i ngjiti shkallet me nje vrap dhe filloi te shpetonte femijet qe kishin mbetur nen zjarr. Rrapua i hidhte qe lart Ramua i priste poshte. Nje femije, 2, 3, 4 i pesti ishte jevg, E hodhi Rrapua, se priti Ramua....nejse vazhduan...Rrapua hidh Ramua prit e ler menjane...Prape rradha tek nje jevg, Ramua prape vuri duart ne bel, se priti...prape cope cope femija ne asfalt....Ramua bertet qe poshte.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
- O Rrapo mos humb kohen kot me keta te djegurit...



e reRrapushi ishte ne hotel ne Angli, merr ne telefon servisin e dhomes:

-         'TU TI TU TU TU TU.' thote.,

Punonjesit e hotelit ipo perpiqeshin se çthoshte klienti, Derguan lajm andej kendej se çdo te thote. Me ne fund gjeten nje perkthyes ne Ambasaden shqiptare i cili e perktheu:

-     2 çaje tek 222-shi
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Cfar është dallimi në mes erotikës dhe të jesh perverz?
- Erotika është të kesh nje pend prej pules , ndërsa të jesh perverz është ta kesh gjith pulën
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- Festohet viti i ri në një ndërmarrje. Ndersa nga një zyrë ndëgjohet një zë:
"Ohh Haso, Haso!! Asnjëher.... nuk më ... ke bërë kështu ... a është kjo ... për shkak të Vitit të Ri .... ?
"Kush e din ... , ndoshta është se une nuk jam Haso-ja
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Shkon Bjondina në shitor për të bler një qumësht Tetrapak dhe e hapën në shitore ...
- Pse?
- Sepse aty shkruan HAPE KËTU
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- Tre rrenat më të mëdha të Studenteve:
1. Neser filloj të mësoj
2. Zhvishu, s'të bëj asgjë
3. Huazom nja 5 euro, ti kthej nesër
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Nje grua 50 vjecare papritmas perjeton infarkt. Mjeket e operojn edhe gjat operimit vdes.
Shkon te zoti edhe ai i thote ... mjeket kan luar menc ti duhet te jetosh edhe me se paku edhe 30 vjet ... kthehet kjo ne trupin e vete mbaron operacioni.
Kjo thot me vete pasi qe kam te jetoj edhe 30 vjete te jetoj pra shkon ben operacione plastike, ajrobik, fitnes edhe mbas nje kohe duket si tinejxherk.
Nje dit ben ndeshje me veturen edhe ngelen e vdekur.
Kur shkon perseri te zoti i thot pse me rrejte se do te jetoj edhe 30 vjet.
Me fal ... ste njoha se je ti - ja kthen Zoti.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Nje polic e ka pasur ditlindjen dhe gruaja i blen nje ore digjitale.
- Te neserm ai shkon per ne pune edhe nje djale e pyeten sa eshte ora?
- Ai i pergjigjet 9 pjestuar per 20
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- Bjondina nga Fshati dhe Studenti

Një student njoftohet me një vajzë bjondine nga nje fshat, kështu që në takimin e pare vendosin të hynë në një kafiteri.
Afrohet kamarieri dhe po i pyet se çka dëshirojnë të pinë dhe:
Kamarieri: Dëshironi të pini diçka?
Studenti i drejtohet vajzes dhe e pyet :
Studenti:Ç’doni të pini?
Vajza:Jo asgjë nuk dua !
Studenti:Merr mori diqka se duhet.
Vajza:jo asgjë nuk dua !
Pas disa përsëritjeve,prap vajza nuk vendosë që të marrë ndonjë pije,kështu që studenti i thotë kamarierit që ti sjellë dy coca-cola.
Duke shkuar kamarieri vajza thotë:
Mi sjellë edhe mua dy coca-cola. enheheeeh
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- telefonon djali me nenen dhe i tregon se do te shkon ne kosove ne pushimin veror!
nena gezohet dhe e pyt "mor bir me qa do te vish?"
i biri i thot "oj nene do vije me avion!"
dhe nena i thot "mire mire ama a din se nuk kemi vend ne oborr per avion???!!!"

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

- Kishin qenë tre shokë, dhe një dite shkojnë në një lokal për të pirë nga një pije.
Njëri kërkon shfeps, tjetri fanta, kurse I treti thotë: a keni coca colë?
- Kamarieri thotë jo coca colë por, koka kollë .- Ky ia kthen : e si ashtu?
Atëherë edhe shoku im që e ka emrin Cali, a me thirrë kali a ???????????
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

- Njëri e kishte shprehi para se shkonte për të fjetur pshtynte për dritare dhe pastaj gjuhej ne shtrat.
Njëhere, dy , tri herë , kur një natë habitet në vend se të pshtynte për dritare e të gjuhej në shtrat, ai pshtyn në shtrat e gjuhet për dritare!
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
PREZENTIMI

- Ka qenë shqiptari dhe amerikani, ulen në një lokal. Afrohet kamarieri dhe e pyet së pari amerikanin: -cka doni te pini? - Ai thotë Gjoni Voker Viski.
Shqiptari thote: -Shaban Teslica Koka kollë, kujton se duhet te prezantohet së pari!!!
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
LEPURI PIANEC

- Shkon lepuri në kafe të arushës edhe bërtet: biiiiiiiiiiiiiima një biiiiiiiiiiiiiiiiirë!
Arusha thotë: birrën po ta bi veç edhe njëhere me bo me bërtit t’gozhdoj me gozhda.
Te nesërmen mbrëma vjen lepuri prapë dhe e thirr arushën, eja këtu: A keni gozhda?
Arusha thotë: jo! Lepuri prapë bërtet biiiiiiiiiiiiiiiima një biiiiiiiiiiiiiiiiirë.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
DËMI

- Takohen dy miq të vjetër, të cilët nuk ishin parë që moti.
Eh sa m’u bë qejfi që të pashë- I tha njëri-, por çka do të bësh sonte?
Nuk kam planifikuar asgjë. E nesër? Plotësisht jam i lirë. E pasnesër? Gjithashtu. Mirë e të premtën? Nuk kam kurfarë obligimesh. E të shtunën në mbrëmje? Kam për të shkuar në një premierë të operës. Dëm! Desha që të shtunën të të thërrasë në darkë.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Lotaria

Një njeri po i lutet zotit:
”O zot, më bëj të mundur të fitoj ndonjë lotari!”
Kaluan disa muaj, por asgjë. Atëherë ai i revoltuar thërret:
“O zot, kur do të më bjerë ajo lotari e shkretë?”.
Zoti i përgjigjet:
“Po ti, kur do ta blesh atë të shkretë tiketë?”

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==-- Për pak

- Kthehet Rrusta nga shkolla dhe u drejtohet prinderve:
- Sot për pak e kam marrë pesë!
- E si ashtu?
- Paj, e mori ai afër meje!
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Nuk desha ta frikësoj

Një vozitës duke ngarë automjetin, papritmas i del në rrugë një grua e moshuar dhe ndodh ajo më e keqja, pra fatkeqsia.
Jo rastësisht qëllon aty një polic dhe i thotë vozitësit:
Polici: “Përse nuk i re sirenës, por vozite ashtu?
Vozitësi: Nuk desha që ta frikësoj të gjorën.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Baballarët

Disa fëmijë po mburreshin se i kanë baballarët të shpejtë.
Njëri thotë: “Babi im pasi hedh shigjetën, vrapon dhe e kap pa arritur në shenjestër.
I dyti: Babi im gjuan me pistoletë dhe e kap plumbin pa arritur shenjestren.
I treti: Se mos është ndonjë gjë kjo! Babi im punon në qeveri dhe megjithëse puna i mbaron në orën 16, vjen në shtëpi që në ora 13.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Fejesa



I thotë vajza të dashurit të saj: “I dashur, kur po fejohemi se mjaft kohë na ka shkuar?”
Aiiii zemër jemi plakë ne, s’na merr askush më”, i thotë ai.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Provimi



Në provim profesori pyet studentin: “Si quheni?”
“Ardian”, - përgjigjet ai.
“Mirë, e pse po qesh?”
“Paj, u përgjigja mirë në pyetjen e parë!”.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Mjeku


I sëmuri: Doktor, doktor kam edhe 59 sekonda jetë.
Doktori: Prit një minutë, të lutem!
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Barku


Një nënë doli të shëtiste me fëmijën e saj. Fëmija, I cili me kurreshtje ia shikonte nënës barkun, e pyet: “O mami çfarë po prêt ti nga barku yt I fryer”?
Nëna:”Po pres një motër të vogël për ty”.
Ndërkohë, duke shëtitur fëmija sheh një burrë me bark të madh.
Djali pasi ia prek barkun e pyet:”O axhë çka po prêt”?
Burri:”Autobusin”.
Djali:”E nëse del biçikletë a ma jep mua”?

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
ISH KAN NI GJILANAS DHE SHKON NE GJAKOV.SHKON NE NJE BARE DHE ULET KUR PAS PAK AFROHET NJE GJAKOVAR DHE ITHOT O SA MIRE TE KUKE VESHUR KREJT LIKUR ,QFAR MATERJALI E KE SETREN KY THOT LIKUR ARUSHE ,PO RRYPIN QFAR MATERJALI,KY THOTE TE ZEBRES.PO PANTOLLANET QFAR MATERJALI JAN,KY THOTE TE TIGRIT DHE LODHET ME TE MA.DHE E PYTE GJAKOVARI APET OO QFAR SHPICERKA PASKE QFARE MATERJALI JAN, KY THOTE TE KARIT JAN...GJAKOVARI KTHEHET E ITHOT HINMA BEDHVE HINMA
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Ni kuller i pyet babin:Babi a ki mundesi me mi dhan 10euro se po vjen ni DJ shum i smut ishte a?
Babi ia kthen:
Ce babit 5 euro e bleje ni sok pasi qe koka i smut.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Kesh ne shkoll edhe kah erdha e pash ni djal ai e kish pas emrin???????? edhe i thojke shkokeve te tij qyrja qisaj cicat si te pamella andersonit
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--
Djali:-"Babi,babi po vjen daja!!"
Babai: "Shyqyr bre bir."
Djali: "Babi me te qenka edhe nena!"
Babai:"Daha ma mire bre bir."

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--



                                - - -BURRAT DHE GRATË- - -

Pyetje: Sa periudha ka ne jeten e grave?
Pergjigje: 6 periudha. 1-Femijëri, 2-Vajze, 3-Grua e re, 4-Grua e re, 5-Grua e re, 6-Grua e re.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Pyetje: A mund ta beje nje grua burrin e saj milioner?
Përgjigje: Po, nëse burri eshte milardier.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Pyetje: Çila eshte ngjashemeria ka ndërmjet gruas dhe mikroskopit?
Përgjigje: Të dy e bëjnë qimen tra.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Pyetje: Cili eshte ndryshimi midis nje Ore muri dhe nje gruaje llafazane?
Përgjigje: Ora e murit edhe pushon ndonjëherë.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Pyetje: Cili eshte ndryshimi midis 2 diskutuesve meshkuj e atyre femra?
Përgjigje: Dy burrat diskutojnë për njëri tjetrin, ndërsa 2 gra për një grua te tretë.

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


-Burrë i zoti është ai qe arrin të fitoje aq sa harxhon gruaja,
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Ndërsa gruaja e zonja, ajo që arrin te gjejë nje burrë të tillë.

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


-Për te qenë i lumtur me një burrë duhet ta kuptosh shume dhe ta duash sadopak;
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Ndërsa për te jetuar i lumtur me një grua duhet ta duash shumë dhe të mos lodhesh fare ta kuptosh .
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


- Një burrë i martuar jeton më shumë se një burrë beqar... por e dëshiron vdekjen më shumë se beqari.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


- Një grua kur martohet shpreson se një ditë burri do të ndryshojë, por ai po ai, ndërsa nje burrë kur martohet shpreson që gruaja te mos ndryshoje kurrë por gratë ndryshojnë.

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


- Nëse një burrë i hap derën e makinës gruas te jeni te sigurte qe :

Ose gruaja eshte e re ose makina.

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


- Ne vitin e parë te martesës flet burri dëgjon gruaja. Në të dytin gruaja flet, burri dëgjon.

Në të tretin flasin të dy dëgjojne komshinjtë.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


- Nëse nje burrë i sapomartuar eshte i lumtur arsyeja eshte e qartë.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--

Nese nje burre i martuar per 10 vjet eshte i lumtur cuditemi...
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


- Nje djalosh pyet te atin"Baba, sa kushton te martohesh?".

I jati "Se di bir, unë vazhdoj ta paguaj.."

--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


- "Burri i pamartuar eshte nje gjysëm, kur martohet tretet fare..."
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Te gjithe hidhen se do ndreqin boten, po asnje nukk ndreq vetveten.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Ne rini ditet jane te shkurtra vitet te gjate, ne pleqeri vitet te shkurter, ditet te gjata
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Zoti e ndihmofte burrin deri sa te gjeje nje grua per se mbari e te martohet, pas merteses ... e ndihmofte edhe me shume.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Ndiz nje qiri ne vend qe te shash erresiren

Te falesh nje armik eshte shume me e lehte se te falesh nje mik.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Menyra me e shkurter per te realizuar endrrat eshte te zgjohesh.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Ata qe nuk marin pjese ne zgjidhje, jane nje pjese e problemit.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Ne bote nuk ka rruge me te gjate se ajo mes zemres e mendjes.
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Ne lufte vriten me teper ata qe ia mbathin
--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==--==---==--


Nese doni te arrini sa me lart filloni nga fundi

Ora
 
ju jeni vizitori i
 
PareTenerT
 
www.nita-cimii.piczo.com
wWw.KnaQnu.De.TL
www.arsiim.TK
www.new-alb.tk
edhe webi juaj mund
te jet ketu kontakto
arsim-alboss@hotmail.com
kerko foto postriebe
 
ALBUMI POSTRIBE- http://www.postribe.com/album
 

 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden