>>pse geniejm<<

Sikur po na shpaloset ky realitet, e tërë Kosova është e zhytur në gënjeshtra. Me sa duket, asgjë më nuk është ashtu sikur na prezantohet. Miku gënjen mikun, gruaja burrin (dhe anasjelltas), prindërit fëmijët prindërit, i dashuri dashnoren...etj.


Kudo dhe në çdo hap gënjehet dhe vetëm gënjehet. Gënjejnë më të mëdhenjtë dhe më të nderuarit, gënjejnë kryetarët dhe ministrat e tyre, forumet më të larta dhe klerikët.
Gënjehet në deklarata dhe proklamata, në televizion, radio dhe gazeta...fëmijët, e
Kudo dhe në çdo hap gënjehet! Gënjehet dhe vetëm gënjehet!
Si duket, gënjeshtra na është bërë si art i të jetuarit dhe si një ves që e ka përfshirë çdo pore të jetës sonë, që nga familja, politika, e deri tek tregtia, që nga sporti, e deri tek kultura, që nga ideologjia, e gjer tek zbavitja.
Kudo të shkosh, dhe çka do që të krahasosh, çdo kund dhe në çdo hap sundon principi i “hedhjes së pluhurit në sy”, ose, më “shul shqip”: ”kush kujt mundet me ja ngulë”!
Si duket, nuk na ka mbetet asgjë tjetër, veçse të pranojmë se gënjeshtra na është bërë pjesë e realitetit tonë. Një shprehi negative e një morali të ri shoqëror si vazhdimësi.
Por, fatlumësisht (apo fatkeqësisht) gënjeshtra nuk është vetëm si karakteristikë specifike e shoqërisë kosovare, sepse, ajo si fenomen, është mjaft e shprehur edhe në botë.
Në nivelet globale, zakonisht gënjeshtrat më të “ëmbla” thuren në emër të lirisë dhe demokracisë, si dhe vlerave tjera të larta universale. Për interesa gjoja të paqes, me gënjeshtra të fabrikuara mirë, shkaktohen luftërat, nën pretekstin e lirisë, tentohet të vihet kontrolli ndaj të gjithëve, në emër të barazisë bëhet diskriminimi, në emër të drejtësisë bëhen padrejtësitë e shumta...
Posa, ndonjë funksionar autoritar ndërkombëtar,të ketë deklaruar sot se, diku, në ndonjë pjesë të botës, me sukses dhe veprime të caktuara mbrohen të drejtat njerëzore, menjëherë duhet të na shkoj mendje se kemi të bëjmë me diçka tjetër. Qëllimi i fundit do të jetë suspendimi i të drejtave të atij grupi, populli apo shteti.
Merrni me mend?! Kemi ardhur në aso situate ku demokracia instalohet me dhunë, duke përdorur edhe forcën ushtarake dhe policore. Në emër të këtij preteksti, kudo vriten dhe nuk kursehen as fëmijët, ndërsa ne si masë, apo opinion, këtë veprim e arsyetojmë si diçka të nevojshme dhe të paevitueshme.
A nuk ishim edhe vetë ne kosovarët dëshmitarë dhe pjesëmarrës aktiv të këtij realiteti?!
Gjeniu më i madh botëror i marketingut politik dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Hitlertit, Gebelsi, në një prononcim të vetë publik, dikur pat deklaruar:
“Nëse veç duhet të gënjesh, atëherë bëje një gënjeshtërt të madhe, sepse, edhe kur ajo do të zbulohet dikur, ende do të ketë mjaftë njerëz që do të mendojnë : “Hajt se nuk i dihet! Ka diçka aty”.
Edhe pse kishte deklaruar ashtu, Gebellsi, këtë mënyrë të veprimit, e ka pasur si një metodë të bashkërenditur dhe të programuar mirë, andaj, gënjeshtrat e tija eventuale të qëllimshme, mund të merren vetëm si taktikë e një strategjie të përsosur politike. Ndërsa, gënjeshtrat dhe gënjeshtarët kosovare janë diçka tjetër, dhe tejet specifik.
Edhe tek ne gënjehet sikur çdo kund tjetër, por dallimi qëndron tek bindja e gënjeshtarëve tanë. Ata kur ta lëshojnë një rrenë, vetë i besojnë asaj më tepër.
Pra, na rrenë, dhe vetë kujtojnë se është “përnima”...
O, Zot! Falja këtyre tanëve, sepse ata nuk po dinë se çka po bëjnë

Ora
 
ju jeni vizitori i
 
PareTenerT
 
www.nita-cimii.piczo.com
wWw.KnaQnu.De.TL
www.arsiim.TK
www.new-alb.tk
edhe webi juaj mund
te jet ketu kontakto
arsim-alboss@hotmail.com
kerko foto postriebe
 
ALBUMI POSTRIBE- http://www.postribe.com/album
 

 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden